Një grua nga Kentaki e ShBA-së ka zbuluar se djali i saj i vogël kishte porositur 70 mijë karamele në Amazon, teksa luante me telefonin e saj.
Holly LaFavers tha se ishte befasuar kur i sollën në derë 30 kuti, secila me 2,340 copa, me një vlerë totale prej 4,200 dollarësh.
Djali i saj Liam, nxënës i klasës së dytë, pranoi se kishte bërë blerjen aksidentalisht.
Pas disa bisedash me bankën dhe mediat, Amazon ra dakord për një rimbursim të plotë.
LaFavers falënderoi ata që ofruan ndihmë dhe tha se do t’i dhuronte karamelet në bamirësi.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.