Një aktvendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë, pezulloi atë të Qeverisë në detyrë.
Ndaj vendimit të 13 nëntorit të ekzekutivit për ta emëruar Jetmir Hazirin drejtor në Agjencinë për Regjistrim Civil u vendos masë sigurie më 29 dhjetor 2025.
Kjo pas padisë që bëri Blerim Camaj që ishte renditur i pari në konkursin e qershorit për këtë post.
Aminin që e mori nga kabineti, ky thotë se duhet anuluar, por nuk e di nëse veproi kështu, Xhelal Sveçla.
Nëse po zbatohet vendimi gjyqësor, as Klan Kosova nuk ka pranuar përgjigje.
Edhe kandidati i tretë paditi MPB-në me pretendimin se u shkel parimi i meritokracisë.
“Kandidati i emëruar në pozitën e drejtorit të ARC-së nga ana e qeverisë në detyrë nuk e ka plotësuar kriterin e përvojës së punës, i cili është bazë për të udhëhequr një pozitë si ajo në ARC”, është shprehur Liridon Salihi, hulumtues, GLPS.
Problemi thellohet pasi sipas monitoruesve shkelet edhe Ligji për Zyrtarët Publikë.
As ankesa që mund të bëjë dikasteri qeveritar nuk ka efekt pezullues ndaj aktvendimit.
Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani.
https://www.youtube.com/watch?v=bQ-bpA_55Vg
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.