Borussia Dortmund ka rikthyer interesimin për sulmuesin argjentinas të Romës, Matias Soule, i cili është një nga objektivat kryesorë të klubit gjerman për afatin kalimtar të verës.
Sipas raportimit të Sky Sport Italia, kontaktet fillestare mes palëve tashmë kanë nisur, transmeton Klankosova.tv.
Roma nuk e konsideron Soulen të paprekshëm dhe është e gatshme të dëgjojë ofertat për 23-vjeçarin, pasi synon të arkëtojë rreth 35-40 milionë euro nga shitja e tij.
Përveç Dortmundit, interesim për argjentinasin kanë shfaqur edhe disa klube nga Premier League.
Soule zhvilloi një sezon pozitiv me fanellën e Romës dhe tani mund të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos verore, me Borussia Dortmundin që po përpiqet ta bindë klubin italian ta lejojë largimin e tij.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.