Lajmet e fundit

Borussia Dortmundi e ka transferuar njërin prej talenteve më premtuese nga Amerika e Jugut, Justin Lerma.
Ekuadoriani do t’i bashkohet finalistit të Ligës së Kampionëve më 2026, posa t’i mbushë 18 vjeç.
Drejtori sportiv i Bletave, Sebastian Kehl, ka folur në superlativë për adoleshentin.
“Ai është njëri prej talenteve më të mira jugamerikane të gjeneratës së tij, prandaj jemi të ngazëllyer që e kemi te Borussia Dortmundi”, është shprehur Kehli.