Lajmet e fundit

Borussia Dortmund është kualifikuar në finale të Champions League për sezonin 2023/2024 pasi në gjysmëfinale eliminoi Paris Saint Germain me rezultat të përgjithshëm 2-0.
Kjo është hera e tretë në histori të klubit gjerman që do të paraqitet në finale të garës më të madhe për klube.
Derisa në vitin 2013 pësoi nga Bayern Munich, në vitin 1997 kishte fituar trofeun e parë të Champions League duke e mposhtur në finale Juventus me rezultatin 3-1.
Për gjermanët golat ishin shënuar nga Karl Heinze Riedle dhe Lars Ricken, ndërsa për italianët shënimin e vetëm e kishte bërë Alessandro Del Piero.