Chelsea është duke bërë lëvizje të rëndësishme në merkato, ku synon të përforcojë krahun e mbrojtjes me talentin e ri italian, Marco Palestra.
Sipas raportimeve në mediat britanike, klubi anglez ka tejkaluar interesimin e Interit duke ofruar rreth 60 milionë euro për 21-vjeçarin, i cili është në pronësi të Atalantas, transmeton Klankosova.tv.
Palestra shihet si zëvendësues i mundshëm për Marc Cucurella dhe pritet të jetë një investim afatgjatë për projektin e ri të Chelseat.
Nga ana tjetër, Interi mësohet se nuk do të hyjë në garë me një ofertë të re.
Marrëveshja është shumë afër finalizimit dhe mbetet vetëm vendimi përfundimtar i lojtarit dhe Atalantës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.