Çfarë shihni: një lepur? Apo një rosë?
Për më shumë se 100 vjet pasi ky imazh ishte vizatuar, ka nxitur reagime të mëdha pasi është publikuar në rrjetet sociale.
Disa e shohin lepurin e disa të tjerë rosën, por sa jeni të gatshëm që t’i shihni që të dyja?
Çfarë shihni në këtë imazh dhe se sa shpejt e shihni, mund ta determinojë se sa shpejt flisni dhe sa kreativ jeni.
Vizatimi lepur-rosë, për herë të parë ishte përdorur nga psikologu amerikan Joseph Jastrow në vitin 1899, për ta vërtetuar se perceptimi nuk është vetëm ajo çka dikush sheh por edhe aktivitet mendor.
Sa më shpejt që arrini ta shndërroni në mendjen tuaj një figurë në tjetrën dhe sa më shpejt që ju punon truri, e dëshmon sa jeni kreativ, thuhet në studim, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.