22.02.2017 · përditësuar para 3419 dite1 min lexim
Një grua e divorcuar e ka djegur fustanin e saj të nusërisë pasi është divorcuar, dhe ka realizuar një fotosesion për ta festuar fundin e martesës së saj.
Katlynn McKee, nga Ilinois, e bëri me baltë e më pas i vuri flakën fustanit të saj të nusërisë, transmeton Klan Kosova.
Çifti ishin së bashku për 10 vjet, për tu ndarë verën e vitit të kaluar, kur ajo edhe e angazhoi fotografin e dasmës së saj që ta fotografojë edhe fundin e një kapitulli.
25 vjeçarja është shprehur se fotografitë e divorcit e liruan atë, pas katër viteve martesë.
“Lidhja ime nuk ishte e mirë, dhe ishte një lehtësim që përfundoi”.
“Ne u lidhëm kur unë isha 16 vjeçare dhe u martuam para katër viteve. Por ne u rritëm ndryshe”.
Ajo tregoi se si i erdhi ideja për këtë fotosesion.
“Ishte një rebelim i imi kundër martesës, një mënyrë për të thënë që jam e lirë”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.