Kay Brownin, e ka filluar procedurën e ndërrimit të gjinisë, nga femër në mashkull. Madje, ajo i ka bërë të ditura këto ndryshime edhe në profilin e saj në facebook, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Një student transvestit, i cili e ka bërë publike se do ta ndërrojë gjininë, ka thënë se nuk do ta bëjë komplet operacionin derisa të bëhet nënë.
25 vjeçarja, mendon se ka lindur në trup të gabuar, dhe se do ta bëjë gjënë e duhur për veten.
Pas 18 muajsh tretmane psikoterapeutike dhe hormonale, Kay e ka operuar gjoksin dhe i ka hequr të dy gjinjtë.
Kay, nga Tiverton, Devon, ka thënë se nuk ka qenë fare nervoze për operacionin dhe se ka pritur tërë jetë për ta bërë një ndryshim të tillë.
“Më është dukur sikur po bëja një tattoo. Një ndryshim në trupin tim që do të më bëjë më të lumtur sa herë që e shoh veten në pasqyrë”, ka thënë ajo.
Vendimin për ta ndërruar gjininë e ka marrë në vitin 2013, si rezultat i vuajtjeve të shumta për shkak që nuk i pëlqente gjinia që e ka.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.