09.07.2015 · përditësuar para 4018 dite1 min lexim
Stafi i muezut britanik janë duke e kërkuar një djalë të vogël i cili në mënyrë aksidentale e rrëzoi dhe e theu një artefakt vitin e kaluar.
Stafi kanë thënë një një komunikatë për meda se mendojnë se djaloshi që ishte 4 ose 5 vjeçar u mërzit dhe u dëshpërua shume kur artefakti u thye në 65 pjesë, transmeton Klan Kosova.
Artefakti ishte 221 vjeçar por një punëtor i muzeut e rregulloi atë krejtësisht duke e bërë të duket krejtësisht si e re dhe e pa dëmtuar.
Tash, muzeu po e kërkon djaloshin e vogël për t’i treguar se e kanë rregulluar vazon që është e njohur si “Puzzle Jug”.
“Ne duam ta sigurojmë djalin e vogël se gjithçka është në rregull. Ne duam ta ftojmë atë bashkë me familjen e tij që të kenë një vizitë turistike speciale në Muze dhe që ta shohin vetë vazon e rregulluar” tha zëdhënësi i muezut duke i lutur ata të lajmërohen.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.