Një grua nga Kina që është plot 101 vjeçare, i ka befasuar të afërmit e saj, pasi që në ballë i është rritur një bri 6 centimetra i gjatë.
Dhe kjo nuk është e tëra.
Duket se edhe në anën tjetër të ballit do t’i rritet një, raporton Metro, transmeton Klan Kosova.
Centenarian Zhang Ruifang, nga fshati Linlou në Kinë, e kishte vërejtur këtë fenomen interesant së pari në vitin 2009, kur një njollë iu paraqit në anën e majtë të ballit.
Djali i saj më i ri, Zhang Gouzheng, ka thënë se kur për herë të parë e vërejtën këtë ndryshim te nëna e tyre, nuk i kushtuan shumë vëmendje.
Mirëpo me kalimin e kohës, briri filloi të rritet në kokën e saj, dhe tani është 6 centimetra i gjatë, ka thënë ai.
Ky bri është konstatuar të jetë një tumor i kompozuar nga keratina, e njëjta substancë që përmbajnë edhe thonjtë, edhe është e zakonshme tek njerëzit e vjetër.
Normalisht këto lloje brirësh janë më të vegjël dhe kjo situatë e ka bërë familjen të brengoset, sidomos tani që duket se edhe në anën pjesën tjetër të ballit gjyshes Zhang do t’i rritet edhe një bri.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.