Lajmet e fundit

Ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve së Kupës së Kosovës janë shtyrë pas vendimit të fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që dita e mërkure të shpallet ditë zie.
Kjo në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore.
Kështu Komisioni i Garave ka vendosur të shtyjë ndeshjet e parapara me këtë datë.
Kësisoj, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të zhvillohen më 24 prill, 2024.
Në mëngjesin e së martës është vrarë një grua nga burri i saj. Ky është rasti i dytë brenda pesë ditësh.
Më 12 prill, 21-vjeçarja Erona Cokli, u vra nga ish-bashkëshorti i saj Valon Aliu./Klankosova.tv.