Lajmet e fundit

Ndonëse ishte e ndaluar të shkruash ditar dhe ajo rrezikonte të dënohej shumë rëndë nëse zbulohej, përjetimet dhe ato çfarë i kishte parë, gjithmonë i kishte mbajtur shënim.
Nazistët e kishin ndaluar për secilin pjesëtar të stafit që të mbante një ditar, i cili do t’i dëshmonte konfliktet e asaj kohe.
E tash, pas 90 vjetësh shënimet e heroikes Violet, janë zbuluar në një papafingo të një shtëpie shumë të vjetër.
Dorëshkrimet e saj, që datojnë nga viti 11915 deri me 1919, ishin shkruar nga linja e parë e frontit diku në Francë, e në këtë ditar ajo ka shkruar skenat e tmerrit për të cilat ishte dëshmitare.
Në njërën pjesë ajo kishte shkruar: “Kishte raste kur ushtarët s’përdornin fare helmeta. Imagjinojeni një fushë me plot burra të vdekur e me trutë e tyre të shpërndarë nëpër tokë”.
Ajo po ashtu ka shkruar për operacionet e vështira, si amputimet e gjymtyrëve që ishin kryer pa pajisjet e duhura.
Violet të gjitha shënimet e saja i kishte sjellë në Angli dhe i kishte ruajtur deri sa sot ato u gjetën. Pas vdekjes së saj, këto shënime kishin kaluar dorë pas dore dhe ishin harruar. Fletorja u gjet nga pronarja e shtëpisë në Midlands, teksa po e pastronte papafingon.
Ekspertët janë mahnitur nga këto shënime dhe i kanë deklaruar si pjesë shumë të çmueshme të historisë britanike.
