Shumë njerëz në mbarë botën e nisin ditën me kafe.
Por a e keni ditur se nëse kombinoni kafenë dhe seksin, dita juaj nis plot energji.
Kur këto dyja bashkohen, mund të krijojnë një “koktej” që jo vetëm të zgjon, por edhe të rritë dëshirën dhe performancën seksuale.
Kafeja përmban kafeinë, një stimulant natyral që rrit rrahjet e zemrës, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndikon drejtpërdrejt në sistemin nervor qendror. Kjo përkthehet në më shumë energji, përqendrim dhe ndonjëherë më shumë epsh.
Studime kanë treguar se kafeina mund të rrisë nivelet e dopaminës – neurotransmetuesi që lidhet me kënaqësinë dhe shpërblimin – duke e bërë personin më të prirur ndaj ndjesive të këndshme, përfshirë këtu edhe seksin.
Seksi pas kafesë – çka ndodh në të vërtetë?
Ja disa efekte interesante:
Dëshira më e lartë seksuale – Kafeina zgjon jo vetëm trupin, por edhe dëshirën. Në disa gra, është parë një rritje e ndjeshme e interesit seksual pas konsumimit të kafes.
Zgjatje e qëndrueshmërisë – Për ata që kanë nevojë për më shumë “bateri” gjatë aktit seksual, kafeja mund të ndihmojë në shtyrjen e lodhjes dhe ruajtjen e përqendrimit.
Ndjeshmëri më e madhe – Për shkak të përmirësimit të qarkullimit të gjakut, kafeja mund të ndikojë pozitivisht në ndjeshmërinë e zonave erogjene, si tek burrat ashtu edhe tek gratë./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.