Kështjellën e Disney World, mund ta bërni shtëpinë tuaj të përhershme, dhe për këtë nuk do t’ju duhet që të vishni një kostum të Mickey Mouse, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
Një kompani amerikane po i ofron për shitje pronat e Disney’t në Orlando Florida. Resorti që ndodhet brenda kompleksit Walt Disney World, përbehet nga katër lagje, Marceline, Carolwood, Silverbrook dhe Kimball Trace.
Siç edhe pritet të jetosh në një vend të tillë nuk kushton pak. Çmimet për një vilë në Disney Land fillojnë nga 2 milionë dollarë. Dhe pavarësisht çmimit të lartë të gjitha vilat pothuajse janë shitur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.