Mbretëresha Elizabeth II ka dhënë dje Fjalimin e Mbretëreshës që shënon fillimin e një sesioni të ri parlamentar.
E shikuar me kërshëri nga komentatorët politik, gazetarët dhe secili që ishte para ekranit në mes të ditës, fjalimi iu shmang politikave të pakëndshme dhe u fokusua më shumë ne Brexit.
Mbretëresha tha që Qeveria do të “sjellë siguri” shkaku i Brexit dhe ta mbajë një aleancë “të thellë dhe speciale” me Bashkimin Europian.
Por, kapela të cilën ajo e barti gjatë këtij fjalimi bëri bujë në internet, duke nxitur shumë postime dhe ‘meme’ se gjoja me kapelën e saj që i ngjante flamurit të BE-së, ajo përçoi një mesazh në lidhje me të.
https://twitter.com/youngvulgarian/status/877477517396934656
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.