Lajmet e fundit

Disa ditë pasi triumfoi ndaj Manchester Cityt, ylli i Real Madridit, Nacho ka njoftuar vendimin e tij për t'u larguar nga klubi.
Siç raportohet nga specialisti i transferimeve Fabrizio Romano, përcjell klankosova.tv, Nacho ka vendosur se do të largohet nga klubi madrilen në fund të sezonit.
“Nacho ka informuar Real Madridin se do të largohet në fund të sezonit”, shkroi Romano.
Nacho bëri debutimin për Real Madrid B në vitin 2009, duke luajtur 111 herë dhe duke shënuar katër gola.
Në vitin 2011, mbrojtësi bëri debutimin e tij në ekipin e parë të Madridit dhe në La Liga, kur filloi në krahun e majtë në fitoren 6-3 kundër Valencias.
Që atëherë, spanjolli ka luajtur 355 herë në të gjitha garat për Los Blancos, duke shënuar 16 gola, shkruan klankosova.tv