Lajmet e fundit

Mesfushori i talentuar me preardhje nga Kosova, Dijar Ferati është transferuar te klubi suedez Utskiktens.
Këtë e ka bërë të ditur klubi suedez me anë të një komunikate, duke potencuar se janë të kënaqur me nënshkrimin e Feratit.
“Dijar, i lindur në vitin 2008, vjen së fundmi nga IFK Gothenburg dhe është një nga talentët më emocionues të vendit, i cili tashmë është përzgjedhur në seancat stërvitore me kombëtaren”, thuhet në njoftim.
“ Ne jemi të kënaqur që mund të nënshkruajmë me një lojtar të asaj moshe dhe të atij kalibri. Dijar është teknik dhe i lëvizshëm, ka një sy të mirë për lojën dhe ne mezi presim ta zhvillojmë atë në mjedisin tonë ”, ka thënë shefi i akademisë i këtij klubi Michel Gonzalez.