13 shtatori i 2023-ës shënon herën e fundit që u ulën së bashku në një tavolinë. Që nga ky takim në kryeqendrën evropiane, para dy vjetësh, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk u përballën më në kuadër të dialogut mes dy vendeve.
Për bisedimet që vlerësohet se u futën në një qorrsokak, po konsiderohet se aktualisht nuk ka as vullnet për të vazhduar nga palët.
Nga 1 shkurti i këtij viti, BE ka emëruar si të dërguarin për bisedimet Kosovë-Serbi, danezin Peter Sorensen. Ky e pason në këtë detyrë sllovakun, Miroslav Lajçak.
Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=p-w4mvpSwJw
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.