Lajmet e fundit

Angel Di Maria i ka dhënë mbrëmë fund karrierës me kombëtaren e Argjentinës.
Ai e përfundoi karrierën si kampion i Copa Americas pasi Argjentina mundi Kolumbinë, 1:0, në finale.
Këta katër vjet kanë qenë të magjishëm për të dhe Lionel Messin të cilët pasi humbën finalet në Kupën e Botës 2014, dhe Copa America më 2016 dhe 2017, arritën ta fitojnë Copa American dy herë, 2021, 2024, Kupën e Botës më 2022, si dhe Finalissiman më 2022.
Ylli i Albicelestëve luajti për 16 vjet për ta, ku numëron 145 paraqitje dhe 31 gola të shënuar.