Një dhi e rritur, e cila është vetëm 39 centimetra e gjatë, është shpallur dhia më e shkurtër në botë nga Guinness World Records.
Karumbi, një dhi pigme e zezë 4-vjeçare nga Kerala e Indisë, i përket fermerit Peter Lenu. Ai nuk e kishte menduar se madhësia e saj mund të ishte rekord, derisa një vizitor vuri re se dhitë e Lenusë ishin shumë më të vogla se zakonisht.
Pasi u mat zyrtarisht nga një veteriner, u konfirmua se Karumbi është vetëm 39 cm e gjatë. Ajo tashmë ka një këlysh dhe është përsëri shtatzënë.
https://www.youtube.com/watch?v=vBINzYVbkkQ
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.