Plazhet e Detit të Vdekur në Amman të Jordanisë janë vendi ideal për të eliminuar sëmundjet e lëkurës. Prania e madhe e kripës që gjendet në Detin e Vdekur, bën që ai të njihet për veti të shumta shëruese, shkruan albeu.
Deti i Vdekur gjendet mes Izraelit dhe Jordanisë, edhe pse në fakt bëhet fjalë për liqen, por quhet det për shkak të sasisë së madhe të kripës që ka.
Matjet e fundit kanë rezultuar me të dhënat se në një litër ujë ka 400 gramë minerale dhe kripëra, magnezium, kalcium dhe kalium, natrium etj, qe e bën detin një destinacion të popullarizuar për ata që kanë problem me lëkurën.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.