Lajmet e fundit

Dy skuadra pretendente për titullin e kampionit, matin forcat sot në stadiumin "Zahir Pajaziti".
Llapi që nuk e ka nisur aq mirë kampionatin, e pret në Podujevë Dritën e Gjilanit, ekip ky që e luan vetëm ndeshjen e dytë këtë edicion, pasi tri duele të tyre janë shtyer si shkak i angazhimit në eliminatoret e Ligës së Konferencës në Evropë, njofton Klankosova.tv.
Llapi e mbylli edicionin e kaluar të Superligës si nënkampion, mbi "Intelektualët" në renditjen tabelare, por Drita i fitoi tri duelet direkte.
"Legjendat" nuk e kanë kundërshtar të "preferuar" klubin nga Anamorava, pasi nga katër ballafaqimet e fundit, kanë shënuar vetëm një gol në fitoren 1-0 në Gjilan, kurse pësuan pesë herë në tri ndeshjet tjera, ku Drita mori maksimumin e pikëve.
Njëjtë ndodhi edhe në edicionin 2022/23, ku tri herë fituan gjilanasit e vetëm një herë llapjanët, raporton Klankosova.tv.
Llapi - Drita fillon në orën 15:00 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës gjigante, Art Motion.