Shumica nga 75 pyetje parlamentare të enjten në Kuvend nuk morën epilog, si shkak i mungesave sa të ligjvënësve po aq edhe të pushtetarëve.
Deklarimet jashtë rendit të ditës nisën me suksesin për anëtarësim në Këshill të Evropës.
LDK-ja ngriti dyshimet për siç tha dallaveret e Ministrisë së Mjedisit me ambalazhuesit e ujit. Ekzekutivi u kritikua që s`po punon për parandalimin e vrasjes së grave. Pushteti bëri të ditur se Kosova është afër, heqjes së masave nga Bashkimi Evropian.
Kur radha i erdhi votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, si pakënaqësi opozita lëshoi sallën. Një deputet nga PDK-ja u kthye për ta kritikuar ujdinë me Maqedoninë e Veriut, për tunelin e rrugës Prizren-Tetovë.
Në mungesë kuorumi, marrëveshjet me jashtë u shtynë për tjetër seancë, por pozita votoi plotësim-ndryshimin e projektligjit për zyrtarë publikë e u emërua një anëtarë në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Punën e tyre, për pak minuta e vëzhguan edhe disa nxënës nga Negroci i Drenasit.
https://www.youtube.com/watch?v=VabWjf03UZU
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.