Një grua në Kaliforni është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi që vrau vajzën e saj një vjeçare të cilën e kishte futur në mikrovalë.
Avokatët e Ka Yang, janë shprehur se ajo është e sëmurë dhe se nuk ishte e vetëdijshme për veprimet e saj, kur futi vajzën Mirabelle Thao-Lo në mikrovalë për pesë minuta, transmeton Klan Kosova.
Fëmija është gjetur e vdekur dhe me djegie të shkallës së parë në vitin 2011 dhe ekspertët janë shprehur se ajo ka vuajtur shumë përpara se të vdiste.
Pas gati 5 viteve gjykim, Yang, është dënuar për vrasje të shkallës së parë dhe juria nuk e ka marrë parasysh pretendimin e avokatëve të saj se ajo nuk ishte e vetëdijshme për veprimin që po e kryente.
Prokurorët pas hetimeve u shprehen se Yang me vetëdije të plotë e kishte futur një vjeçaren në mikrovalë, pasi që ajo po e dekoncentronte teksa po punonte për një firmë arkitektonike.
Yang përveç vajzës të cilën e vrau vet ka edhe tre fëmijë të tjerë.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.