Burri nga Florida që kishte vrarë gruan e tij dhe më pas e ka postuar fotografinë në Facebook është shpallur fajtor për vrasje.
Kjo vrasje ka ndodhur në gusht të vitit 2013, transmeton Klan Kosova.
Derek Medina e ka pranuar se e ka fotografuar gruan e vdekur dhe më pas e ka postuar në rrjetin social.
Ai dështoi që ta bind jurinë se e kishte qëlluar tetë herë gruan e tij, Jennifer Alfonson për vetëmbrojtje.
Medina është shprehur se gruaja e tij e ka kërcënuar atë me thikë e më pas ai e ka qëlluar atë në shtëpinë e tyre në Miami.
Kur ai e postoi fotografinë në Facebook, ai ka shkruar se priste që të shkonte në burg dhe të dënohej me vdekje.
Prokurorët dëshmuan se 27 vjeçarja kishte shumë frikë për jetën e saj.
Medina i kishte thënë asaj se nëse se në rast se ajo vendos ta lë atëherë ai do e vriste.
Madje për kërcënimin e tij e dinin edhe familjarët dhe miqtë e saj.
Në gjykatë kishte dëshmuar edhe shoqja e saj Katherine Rundle.
“Asnjë familje nuk duhet të shoh vajzën e tyre të vdekur e më pas ta ekspozojë atë në internet sikur një trofe e burrit të inatosur”, është shprehur Rundle.
Medina është dënuar me 25 vjet burgim për vrasje të shkallës së dytë.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.