Lajmet e fundit

Paris Saint-Germaini është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 6-4, nga dy ndeshjet.
PSG-ja të martën në mbrëmje fitoi me rezultat 4-1, në sfidën e dytë.
Lojtari i kësaj ndeshje u shpall Ousmane Dembele, i cili realizoi një gol dhe pati një paraqitje fantastike.
“Barcelona është një klub i madh. Me pëlqen!", u shpreh Dembele.
“Jam shumë i lumtur në Paris dhe tani shkojmë në gjysmëfinale”.
“Fishkëllimat nga tifozët e Barçës? Është normale në çdo stadium futbolli”.