Lajmet e fundit

Zyrtarët për mirëqenien e kafshëve në Australi, të mërkurën kishin një kërkesë shumë të çuditshme.
Ato u thirrën për ta ndihmuar një dele sepse ajo ishte shumë e leshtë, transmeton Klan Kosova.
Kjo kafshë mund të ketë probleme të rënda me shëndetin, nëse nuk qethet rregullisht.
“Kafsha duhet të qethet katër ose pesë herë më shpesh se delet e tjera”.
“Kjo është delja më e madhe që më kanë zënë sytë”, është shprehur Tammy Ven Dange, zyrtare për mirëqenien e kafshëve.
Ajo gjithashtu është shprehur se kafsha ishte shumë e shqetësuar, nga prania e njerëzve përreth.
Delja pa lesh peshon 27 kilogram, dhe dukuria e saj ka pushtuar të gjitha mediat botërore.
https://www.youtube.com/watch?v=AiEWY3Xg2dM&feature=youtu.be