Lajmet e fundit

Në vitin 2007, kapiteni Erik Rue teksa po lundronte në liqenin e Luisianës, u ndesh me një delfin të ndryshëm nga ata që i kishte parë tërë jetën.
Ky delfin të cilin ai e pa kishte ngjyrë rozë të cilin ai e pagëzoi me emrin “Pinky”.
Që prej asaj kohe ai e ka parë shumë e shumë herë këtë delfin që notonte i qetë në liqenin Calcasieu në Luisiana, transmeton Klan Kosova.
Sipas National Oceanic dhe Atmospheric Administration, ky delfin është një prej tre delfinëve që janë parë nga syri i njeriut e që janë ndryshe nga soji i tyre.
Njëri delfin është parë në vitin 1994 e kishte ngjyrë të bardhë dhe ka jetuar në një liqen në New Orlans.
Gjithashtu një delfin i bardhë është parë teksa notonte në Galveston të Teksas.