Një bisedë në mes dy delfinëve mund të jetë regjistruar nga shkencëtarët për herë të parë, bën me dije një studiues rus.
Dy delfinë të rritur nga Deti i Zi, të quajtur Yasha dhe Yana, gjatë një ekzaminimi shkencor, mund të kenë formuar mes tyre fjalë, thotë Vyacheslav Ryabov.
“Esencialisht, shkëmbimi i tingujve në mes të dy delfinëve, i ngjanë një bisede në mes dy njerëzve”, ka thënë Ryabov.
Joshua Smith, një tjetër shkencëtar në Universitetin Murcodh, ka thënë se ka nevojë edhe për më shumë kërkime para se shkencëtarët të jenë të sigurt nëse delfinët po bisedojnë mes vete.
“Është shumë herët që të tërheqim konkluzione nëse delfinët po përdorin sinjalet e tyre në kontekstin e një gjuhe, të ngjashme me njerëzit”, ka thënë ai për CNN, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.