Lajmet e fundit

Eksperienca në Rumani i zgjati tre muaj.
Armend Thaqit duket se nuk i shkoi mirë transferimi te klubi rumun Cluj, pasi shkëputi kontratën me ta.
Lidhur me këtë, Thaqi në një intervistë për Klan Kosova, ka treguar ndër shkaqet që buruan deri te ndërprerja e bashkëpunimit.
“Unë si 31 vjeçar normal, ndryshe një 22 vjecar me qëndru në bankë, apo me nejtë në tribunë me këtë përvojë, po të qëndroja më gjatë do të harrohesha dhe do të vinte deri te përfundimi i karrierës”, u shpreh Thaqi në një intervistë për Klan Kosova.
Ai ishte i shumë kërkuar nga klubet kosovare, por vendosi që të kthehet te Gjilani.
“Rikthehem pas gjashtë vjetëve këtu ka qenë një moment që kam kaluar mirë në Gjilan është ndjenë e mirë dhe e papërshkrueshme, dihet çfarë respekti kam unë në klub në qytet nga tifozët. Mikpritje shumë e mirë dhe ngrohët”, vazhdoi ai.
Mbrojtësi i djathtë, mes tjerash ka folur edhe për pozitën që ka tani Gjilani, që sipas tij, ka merituar më shumë.
“Me këtë organizim që ka klubi normal synimi minimal do të jetë dalja në arenën evropiane. Duhet të luftojmë që të fitojmë gjithçka për ta rikthyer entuziazmin që ka qenë në Gjilan”, përfundoi Thaqi.
31-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme me Skifterat deri në verën e vitit 2026.
Ndërsa debutimin për herë të dytë me kuqebardhët pritet ta ketë në sfidën ndaj Feronikelit 74.
Ndryshe, Thaqi ka qenë pjesë më parë edhe e Prishtinës dhe Ballkanit në elitën e futbollit kosovar, duke fituar gjithçka.