Lajmet e fundit

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi e ka lavdëruar Romelu Lukakun për paraqitjen në fitoren ndaj Milanit me rezultat 1-0, në çerekfinale të Ligës së Evropës.
De Rossi, mes tjerash thekson se lojtarët e tij duhet të ruajnë gjakftohtësinë për ndeshjen e kthimit.
“Mendoj se ishte performanca më e mirë e Romelu që kur kam qenë këtu. Ne priremi t'i gjykojmë sulmuesit nëse shënojnë gola, por ai luftoi fort, mbajti topin, bëri gjithçka që unë dua të shoh prej tij”, u shpreh De Rossi.
“Mund të flisni për atmosferën dhe të gjitha këto, por skuadrat e mëdha sulmuese kanë tendencë të lënë hapësira prapa, kështu që ju duhet të ruani gjakftohtësinë dhe të mos dridheni. Më pëlqeu guximi për të mbajtur topin, forcën për të mbrojtur në minutat e fundit, sepse ky është edhe futbolli, vazhdoi ai.
Ai u kërkoi lojtarëve të tij që të vazhdojnë me paraqitje të tillë.
“Pas barazimit me Leçen, u thashë lojtarëve se nuk do të pranoja asnjë centimetër më pak se qëndrimi që pashë në derbi. Ne nuk mund të rrisim lojën tonë për Lazion dhe Milan, nëse nuk shohim të njëjtin qëndrim ndaj Udineses, atëherë do të thotë se disa lojtarë nuk e kanë mësuar se çfarë do të thotë të luash futboll. Isha i mërzitur pas Leçes, pasi luajtëm shumë keq”.
“Ky është një avantazh i madh, por rregulli i golave si mysafir nuk zbatohet më, kështu që me këto dy skuadra kaq të njohura me njëra-tjetrën, të luash ndeshjen e dytë në terrenin vendas mund të mos jetë një ndryshim aq dramatik sa kur përballesh me kundërshtarë të huaj”.