Lajmet e fundit

Real Madridi u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar skuadrën e Bayern Munichut.
Pas ndeshjes Matthijs de Ligt ka hedhur akuza ndaj gjyqtarëve për rastin e fundit, kur gjyqtari akordoi pozicion jashtë lojë, e një gjë e tillë sipas holandezit, nuk qëndron.
“Nuk dua të them se Real Madridi i ka gjithmonë gjyqtarët me vete, por kjo bëri diferencën”.
“Me të vërtetë, kur mendoni se janë të vdekur, ata e kanë frymën e fundit… kjo është arsyeja pse ata kanë 14 Champions League”, tha De Ligt.
“Gjyqtari anësor më tha: “Më falni, bëra një gabim”.
Përndryshe, Real Madridi në finale do të ballafaqohet me Borussia Dortmundin, me datën 1 qershor të këtij viti në stadiumin “Wembley” të Londrës.