19.01.2016 · përditësuar para 3823 dite1 min lexim
Një tifoz superspecial i Arsenalit ka bërë një gjë të paparë, transmeton Klan Kosova.
Me gruan e zemrës është martuar në uniformën e ekipit të zemrës.
Në vend se të vishej me tesha kat, siç bën tërë dynjaja, dhëndri ka ardhur në ceremoninë e martesës në fanellë, brekë, çorape dhe këpucë sportive të Arsenalit.
Edhe fustani i nuses nuk ka mundur të jetë ndryshe përveç se në ngjyrën tashmë tradicionale të klubit londinez.
Klan Kosova i dëshiron çiftit të ri jetë të gjatë dhe të lumtur bashkëshortoro-arsenalore :)
https://www.youtube.com/watch?v=zBgbo7spcsA
https://www.youtube.com/watch?v=nHfN2QxQu5o
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.