Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian Kaja Kallas, mbledh të dielën në darkë pune në Luksemburg, ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Këtë ish-ambasadorja Alba Lama e sheh si takim njohës të estonezes me kryediplomatët.
Ndërsa, për profesorin e diplomacisë Emrush Ujaknin, kryediskutim nuk ka si të mos jetë rruga e shteteve ballkanike drejt unionit.
Në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së do të adresohet me video-lidhje edhe homologu ukrainas, Andrij Sybiha, e në rend dite do të jetë edhe gjendja në Lindjen e Afërt, Gaza e Siria. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=5uzPji48Tts
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.