Lajmet e fundit

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin 'Fadil Vokrri' para përballjes me Rumaninë, ndeshje e cila zhvillohet nesër në këtë stadium me fillim nga ora 20:45.
Me anë të një postimi në Facebook, FFK thekson se Dardanët edhe në stërvitjen e sotme janë shfaqur të motivuar dhe plotësisht të gatshëm për nismë të mbarë të edicionit të Ligës së Kombeve.