Një burrë danez fitoi titullin e pazakontë të rekordeve botërore Guinness kur arriti të fuste 68 fije shkrepëseje në vrimat e hundës.
39-vjeçarit Peter von Tangen Buskov iu dha titulli për më shumë fije shkrepëseje të futura në hundë, kur ai tejkaloi cakun e rekordeve botërore Guinness prej 45 dijesh.
"Çuditërisht nuk u lëndova vërtet. Unë kam vrimat e hundës mjaft të mëdha dhe lëkurë mjaft të shtrirë. Jam i sigurt se kjo më ndihmoi shumë".
Buskov tha se ai zgjodhi sfidën e shkrepës pasi hulumtoi rekorde të ndryshme botërore që mund të provonte. Ai shtoi se nuk mendon që aktualisht mund të mposht rekordin e tij, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që të provojë përsëri në të ardhmen.
“Për mua, një rritje e kapacitetit do të kërkonte disa trajnime, ose ndoshta hunda ime do të rritet me moshën”, tha ai.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.