Lajmet e fundit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku po kalon një nga sezonet më të mira në elitën e futbollit rus.
Daku sot arriti të shënojë gol edhe ndaj gjigandit CSKA Moska.
Ai e kaloi në epërsi skuadrën e tij, Rubin Kazan në minutin e 43-të, derisa ndeshja përfundoi 2:2.
Ky gol ishte i 10-ti për sulmuesin e kombëtares shqiptare.