Lajmet e fundit

Drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka thënë se sulmuesi kuqezi, Mirlind Daku, ka në tavolinë dy mega oferta.
Sipas Sadikut, ekipi rus, Krasnodar ka ofruar 12 milionë euro për Dakun, teksa Spartaku i Moskës 13 milionë, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se paga vjetore e ofruar për Dakun është rreth 2 milionë euro në vit, teksa afati kalimtar në Rusi do të mbyllet nesër në mesnatë.
Aktualisht Daku luan për klubin rus, Rubin Kazan, me të cilin këtë sezon ka luajtur në shtatë ndeshje, duke shënuar pesë herë dhe duke i dhuruar dy asistime.