Lajmet e fundit

Thibaut Courtois do të rikthehet në fushë për Real Madridin kundër Cadiz, pas lëndimit të rëndë që pësoi duke këputur ligamentet në fillim të sezonit.
Rikthimin e tij e ka konfirmuar trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, i cili theksoi se belgu do të luajë nga fillimi nesër.
“Courtois do të luajë nesër, Lunin do të luajë kundër Bayernit të mërkurën”, ka potencuar sot Carlo Ancelotti.
Përndryshe, Courtois sa ishte duke u kthyer nga lëndimi i rëndë kishte pësuar tjetër dëmtim, duke e lënë jashtë fushave të blerta edhe për një muaj tjetër.
Këtë herë si duket portieri belg do të jetë në portën e “Mbretërve”.
Teksa në pyetjen se kush do të luante në një finale të mundshme të Ligës së Kampionëve, Ancelotti u përgjigj shkurt: Unë nuk e di”.
Përndryshe, Real Madridi nesër do të ballafaqohet me Cadizin në kuadër të La Ligas, teksa të mërkurën do të ketë punë me Bayernin, me të cilin luajti baras 2-2 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.