Një kërkues ka gjetur copëzën më të madhe të arit në Britani në brigjet e Anglesey – që ka vlerë përafërsisht 50 mijë euro.
Vincent Thurkettle, nga Norfolku gjeti 97 gram copë ari që ka madhësinë e një vezë të vogël të pulës, transmeton Klan Kosova.
Besohet që i përket ngarkesës së anijes së vitit 1859 e cila u përmbyt nga stuhia.
“Isha absolutisht i habitur kur për herë të parë e pash këtë copë”.
Ai e gjeti copën e arit në vitin 2012 por deri më tani nuk janë zbuluar detajet.
Kjo copë është pothuajse dy herë më e madhe se sa copa e dytë më e madhe e arit në Britani të Madhe e cila peshon 59 gram.
Kërkuesit e thesarit kanë 150 vjet që kërkojnë për gjurmët e arit të humbur që u fundos më 16 tetor 1859 teksa po udhëtonte për në Liverpool.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.