Trajneri i klubit të Atletico Madridit, Diego Simone ka folur para ndeshjes ndaj Getafes që luhet në kuadër të “Copa Del Rey”
Simeone bëri të ditur se derbin ndaj Realit nuk po e mendon pasi është i fokusuar tek ndeshja ndaj Getafes.
Tutje ai tha se klubi i Getafes e di se si luan dhe kjo sipas tij është e rrezikshme.
Ndërsa për rezultatin tha se nuk e di, pasi dëshira e të gjithëve është të arrijnë në finale.
“Profili i trajnerit dhe ekipit është shumë i qartë. Ndeshjet e fundit që kanë luajtur, me Real Sociedadin, Barcelonën dhe Seviljen, flasin për një intensitet të madh loje. Për rezultatin kurrë nuk e di. Të gjithë duam të arrijmë në finale. Nuk mund të imagjinoj asgjë tjetër përveçse të luajmë lojën”, tha ai.
Kujtojmë se, Getafe nuk e ka mposhtur Atleticon që nga viti 2011.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.