Lajmet e fundit

Mesjavën që vjen Malisheva do të debutojë në garat ndërkombëtare, në UEFA Conference League.
Ndeshjen e parë kualifikuese do ta zhvillojë kundër skuadrës malazeze, Buduçnost.
Skuadra nga qyteti i Malishevës ka njoftuar se tashmë kanë daluar edhe biletat në shitje.
Loja zhvillohet të enjten më 11 korrik nga ora 17:00, në stadiumin "Zahir Pajaziti".
"Çmimet e biletave janë: Veri, 5€; Jug, 5€; Perëndim, 10€", thuhet në njoftimin e klubit transmeton Klankosova.tv