26.07.2016 · përditësuar para 3651 dite1 min lexim
Një fotografi e një njeriu që qëndron në një cep të majës Fifa me lartësi mbidetare 3.500 metra në Arabinë Saudite është shpërndarë me të madh në Twitter, njofton Klan Kosova.
Arsyeja nuk ishte as vet i fotografuari e as mali, por vetura e parkuar një një pjerrinë të majës, që e bënë të duket pamjen gati areale.
Fotografia më vonë ishte publikuar edhe në gazetën arabe Ajel.
Kjo nuk është hera e parë që një çmenduri e tillë është shpërndarë në rrjetet sociale arabe.
Kohë më parë ishte publikuar edhe një video e disa arabëve të cilët vozitnin veturën gjysmë në tokë e gjysmë në ajër.
Për t’ju ikur rreziqeve që mund të pasojnë nga ekzibicione të tilla, sauditët kanë kërkuar që veprimet e ngjashme si këto të dënohen me ligj.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.