Lajmet e fundit

Skuadra rumune Cluj ka fituar ndeshjen e parë kundër skuadrës qipriote, Paphos, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të kualifikimeve për Europa Conference League.
Ajo që vlen të theksohet është se fitoren Clujit ia solli kosovari Meriton Korenica, me një eurogol.
Korenica u transferua në Cluj korrikun e këtij viti nga skuadra turke Manisa.
Ky është goli i tij i parë në fanellën e skuadrës rumune në garat evropiane.
Pas ndeshjes, Korenica tha:
“Fitore e mirë dhe jam shumë i lumtur që ndihmova ekipin të fitojë këtë ndeshje. Goli është i bukur, por besoj se do të vijnë edhe më të mirë. Cluji është për fazën e grupeve, jo për kualifikime”, deklaroi Korenica pas ndeshjes.
Me këtë fitore, skuadra e Korenicës javën tjetër shkon në Qipro për të shpresuar se do të arrijë kualifikimin në fazën e grupeve të Europa Conference League. /Klankosova.tv