Sfidat ndikuan por trendi prapëseprapë është pozitiv.
Pavarësisht krizës ekonomike e inflacionit të vitit të kaluar, Banka Botërore vlerësoi se Kosova do të shënojë rritje ekonomike prej 3.7 për qind gjatë 2023-ës, derisa vjet ishte 3.5, raporton Klan Kosova.
Bashkim Mustafa, profesor i ekonomisë, këtë ngritje po e lidh me tkurrjen e investimeve qëllimshëm nga ekzekutivi.
Ani se reale, këtë ngritje Haki Shatri si ish-ministër i Financave, e sheh të pakët krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Teksa për Shatrin, BB-ja përdor një mënyrë më ndryshe të përllogaritjes së kësaj shifre.
Në Raportin e Rregullt të Bankës Botërore u theksua se punësimi u tkurr më së shumti në bujqësi dhe administratë gjatë 2022-s, e po ashtu një ngadalësim u vu re edhe në sektorin e industrisë dhe atë të shërbimeve. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/o-WcJlkEHwo
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.