Lajmet e fundit

Manchester City synon të gjejë sot fitoren pas pesë disfatash me radhë.
Qytetarët e nisën me një humbje nga Tottenahm Hotspurs në Kupën e Ligës, u mundën nga Bournemouthi në Premier Ligë, Sportingui i Lisbonës në Ligën e Kampionëve dhe Brightoni në Premier Ligë.
Goditja e pestë erdhi sërish nga Tottenhami që i lodhi në fundjavë midis Etihadit, 0:4.
Ndërkaq sonte, njëherë fituesit e kësaj gare, e kërkojnë këndjelljen pikërisht në Ligën e Kampionëve, pasi përballen me gjigantin holandez, Feyenoord.
Trajneri i kampionit anglez, Pep Guardiola, po e vajton mungesën e një pjese të madhe të lojtarëve me në krye Topin e Artë, Rodrin, por sidoqoftë u ka dhënë zemër lojtarëve të tij se mund t’i kthejnë gjërat në favorin e tyre gjatë këtij sezoni.
Ndeshja jepet në ora 20:45 në platformën më të madhe në vend, Art Motion, në Sport 5, me komentimin e Arbon Flugajt.