Lajmet e fundit

Manchester City i ka marrë pikët e plota ndaj Brightonit.
"Citizens" triumfuan me rezultat 4:0.
Ekipi i Pep Guardiolas, kaloi në epërsi me Kevin de Bruyne, ku belgu realizoi në minutin e 17-të.
Phil Foden, ishte autor i golit të dytë për skuadrën e kaltër nga Manchesteri. Foden realizoi edhe për 3:0 në minutin e 26-të.
Derisa vulën fitores ia dha Julian Alvarez, i cili shënoi në minutin e 62-të.
Aktualisht Manchester City, është në vendin e dytë me vetëm një pikë dallim nga Arsenali i cili është në vendin e parë. City deri në fund i ka edhe pesë lojë për dallim nga Topçinjtë që kanë një më pak.
Mbetet të shihet nëse Pep Guardiola, do të arrijë ta fitojë titullin e radhës të Premier League.