Lajmet e fundit

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë që ata janë të hapur për të debatuar me Lëvizjen Vetëvendosje edhe jashtë ambienteve të parlamentit.
“Unë besoj që është shumë i rëndësishëm sigurisht bashkëbisedimi edhe debati me opinionistë në studio, por ndoshta është i rëndësishëm edhe debati në mes të PDK-së dhe VV-së”, ka thënë Çitaku në Rubikon të Klan Kosovës.
“ Që të ulemi, të bashkëbisedojmë. Ne jemi të hapur, ne jemi gati”, ka vijuar ajo.
“Është e vërtetë [që debat po ka vetëm në Kuvend] por edhe aty kanë filluar t’i ikin debatit”.