Në komunat më të mëdha të vendit, disa kandidatë për asamble po dalin në krye të garës me vota që morën për ulëse në kuvendet komunale.
I pari në listën e kandidtavë që ka siguruar më së shumti vota për asamble është kandidati i Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla, me mbi 1613 vota, raporton Klan Kosova.
Këtij i afrohet kandidati i PDK në Prizren, Islam Ukaj me 1592 sosh.
Derisa bashkëpartiaku i Ukajt në Ferizaj, Burim Bajrami, është kampion në këtë qytet me plot 1357 vota.
Në Pejë prin ish-kryeuesi i Kuvendit Komunal, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rexhep Kurtbogaj, që më 12 tetor numri iu rrumbullakësua 1250 herë.
Por në Gjilan si i pari që fiton ulëse në Kuvend Komunal, kryeson Kushtrim Ibrahimi me 975 vota nga Vetëvendosje.
Stafetën si më i votuari për këshilltar lokal në Komunën e Gjakovës e bart Gani Hajdari nga PDK-ja, që siguroi 927 vota gjithsej.
Me 770 të tilla është para tjerëve nga i njëjti subjekt, edhe Shkelqim Ibrahimi në Mitrovicën e Jugut.
Secili nga ta, nuk ishte bartës liste por garonte më 12 tetor në listat përkatëse të partive, ku edhe arritën të sigurojnë mandatet për 4 vjetët e ardhshme. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=J_Z23ekdwHQ
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.